“Vend i përsosur për pushim”/ The Guardian rendit Pejën në mesin e vendeve që duhet vizituar

“The Guardian”, mediumi prestigjioz britanik në kuadër të rubrikës për udhëtime në mesin e shumë qyteteve evropiane e ka renditur edhe një qytet të bukur të Kosovës, si qytet që ia vlen të vizitohet në fundjavë.

Bëhet fjalë për qytetin e Pejës, ku përmes shkrimit të “The Guardian” përmendën monumentet kulturore në këtë qytet, pastaj fshatrat e bukura përreth, Ujëvarën e Drinit të Bardhë dhe Shpellën e Radavcit.

“Peja, qyteti i katërt më i madhi në Kosovë, është një vend perfekt për vikend, përfshirë edhe fshatrat përreth. Fillojmë me vizitën e arkitekturës otomane në qytet, përfshirë edhe urën e Zallçit. Pastaj kafenetë e qytetit përgjatë sheshit ‘Adem Jashari’. Marrim një taksi ku pak milje më tej është Ujëvara e Drinit, e rrethuar me male rreth 25 metra të larta dhe po ashtu shpellën e Radavcit.  

Pastaj drekën në Troftën e Drinit. Ne po ashtu kemi vizituar disa monumente ortodokse të shekullit XIV në Manastirin e shkëlqyer mesjetar të Deçanit, i cili është nën mbrojtjen e KFOR-it”. /ObserverKult


Lexo edhe:

THE GUARDIAN PËRZGJEDH FOTOGRAFINË E REALIZUAR NË KOSOVË SI MË TË MIRËN E DITËS

Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian” ka përzedhur një fotografi nga Kosova si më të mirën e ditës së martë.

Ndotja e ajrit në Kosovë që vjen si pasojë e prodhimit të energjisë elektrike nga qymyri është kryefjala e fotografisë.

“Obiliq, Kosovë – Një burrë kalëron kalin e tij pranë një termocentrali. Dy termocentrale me qymyr janë burimi kryesor i niveleve alarmante të ndotjes së ajrit në Kosovë”. Kështu thuhet në mbishkrimin e fotografisë së realizuar nga fotografi Armend Nimani.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult