Vendos juria: Këta janë dhjetë finalistët e Festivalit të Këngës në RTK

Në natën e dytë të Festivalit të Këngës juria profesionale i ka përzgjedhur dhjetë këngët finaliste, të cilat sonte synojnë të fitojnë trofeun e këtij festivali.

Finalen nga juria e siguruan:  

Albin Nikprelaj me këngën “Ajo”
Auron Deva me “Çmimi i dashnisë”
Angus Dei me “Një zemër për dy”
La Fazani me “Oj Kosovë”
Urban Band me “Ëndrrat s’kanë faj”
Nita Latifi me “Marrëzi”
Neki Emra me “Heroi im”
Hilmi Obertinca me “Pa ty s’më rrihet”
Saranda Alija me “Mendoj ku je”
Klea Dina me “Trenat”

E njëra nga këto këngë do të jetë fituese e edicionit historik të Festivalit të Këngës në RTK, në natën finale, e cila do të mbahet sonte në orën 21:00.

Juria e edicionit të parë përbëhet nga kryetarja Alma Bektashi, anëtarja që vjen nga Suedia dhe ka përfaqësuar shtetin e saj në “Eurovision”, Ulja Sjostrom si dhe anëtarët e tjerë si kompozitori nga Tirana, Adi Hila, këngëtari Alban Nimani dhe artistja e arteve pamore, Zake Prelvukaj.

Shpërblimi për çmimin e parë do të jetë trofeu i punuar nga Arbenitë Shala e Zana Ramadani, e cila ka simbolikën e Kosovës që shkëlqen.

Gjithashtu fituesit apo fitueses do t’i jepet një dhuratë e rëndësishme, që është një medaljon me shqiponjën e flamurit shqiptar që ka 500 diamante.

Ndryshe nata e dytë e Festivalit të Këngës në RTK ka sjellë emocione të shumta për publikun e pranishëm dhe për teleshikuesit kudo në trojet shqiptare dhe në diasporë përmes transmetimit direkt në Radiotelevizionin e Kosovës, Radiotelevizionin Shqiptar dhe Radiotelevizionin e Maqedonisë së Veriut në kanalin e dytë, por edhe përmes platformave online të RTK-së. Ndërkohë, 18 garuesit e këtij festivali riperformuan përplot emocion këngë pas kënge./rtklive

ObserverKult


Lexo edhe:

FESTIVALI I KËNGËS NË RTK S’E BIND EUROVISIONIN TA PRANOJË KOSOVËN