Venera Lumani&Lind Islami: Të du ma shumë se veten (teksti dhe kënga)
A e din? Bashkë jena rritë, A e din? Bashkë na kena me u thinjë. E din… Je motivi që po m’zgjon për ditë A e din? Kurgjo tjetër s’ka rëndësi Njerzt’ kanë me folë tonë jetën, Te unë e gjenë t’vërtetën, Se të du ma shumë se veten…
A e din sa? A e din sa shumë për ty kisha ba? M’duket s’po m’i njeh kufinjt’ hala, A e din sa? A e din sa pak duhesh me m’dhanë? Je dashni pa kushte ti, o xhan.. O xhan…
Kur mungon, gjysma ime ti Mezi pres n’fund të ditës n’shpi m’u kthy. Me t’tregu, Në mes nesh asnjo s’mundet me hy, Jam betu, ti e din… Nëse unë fjalën s’mbaj, Para teje s’dal. S’do kisha ftyrë me t’thonë as m’fal…
A e din sa? A e din sa shumë për ty kisha ba? M’duket s’po m’i njeh kufinjt’ hala… A e din sa? A e din sa pak duhesh me m’dhanë? Je dashni pa kushte ti o xhan, O xhan…