Vengerov: Muzika është një lloj religjioni

Maxim Vengerov po e udhëheq orkestrën e një shteti të ri, të cilin për të parën herë e kishte vizituar menjëherë pas luftës.

Violinisti e dirigjenti i njohur për të parën herë mbajti koncert në kryeqytet. I lindur në Siberi, me prejardhje hebraike, ai do të bëhej një prej emrave më të njohur të muzikës botërore.

Vengerov flet për rrugëtimin muzikor, duke u ndalur në momente të veçanta. Mes tyre, edhe për vizitën në Kosovën e vitit 1999, kur erdhi si ambasador i Vullnetit të Mirë, raporton “Express” i KTV-së.

Ai rrëfen edhe për fëmijërinë në Siberi dhe lidhjen e fuqishme që e ka me muzikën, për të cilën thotë se është pjesa më e rëndësishme e ekzistencës.

Fituesi i çmimit “Grammy” flet edhe për mënyrën se si ka ndryshuar industria muzikore ndër vite.

Maxim Vengerov e ka një mesazh për muzikantët e rinj kosovarë.