Vepra e Pikasos u shit për 139 milionë dollarë, historia e pikturës që ia kushtoi të dashurës

Një nga kryeveprat e Pikasos ishte shitur në ankand me një shifër të madhe.

Piktura e famshme e Pablo Pikasos u shit për mbi 139 milionë dollarë (130 milionë euro), kohë më parë, në një ankand të Sotheby’s në Nju-Jork.

Piktura e vitit 1932 “Femme à la montre” (“Gruaja me një orë”) ishte një nga shumë veprat në shitje në një ankand të koleksionit të artit të filantropistes së ndjerë Emili Fisher Landau.

Në vitin 2015, piktura e vitit 1955 në vaj “Les femmes d’Alger (Version “O”) (“Gratë e Algjerit”) u shit për një total mahnitës prej 179.4 milionë dollarësh.

“Gruaja me një orë” pasqyron portretin e të dashurës së artistit, Marie-Thérèse Walter, e ulur në një karrige si fron në një sfond blu. Ora e dorës është një motiv që shihet edhe në veprat artistike të Pikasos, të bëra nga gruaja e tij, balerina ruso-ukrainase Olga Khokhlova.

Walter ishte 17 vjeç kur ajo u takua me 45-vjeçarin Pikaso në Paris dhe të dy më vonë hynë në një lidhje të fshehtë ndërsa ai ishte ende i martuar me Khokhlova. Walter u bë subjekt i tij për një numër veprash artistike, duke përfshirë pikturën e vitit 1932 ‘Femme nue couchée’, (‘Gruaja e shtrirë nudo’) e cila u shit për 67.5 milionë dollarë (63.2 milionë euro) në ankand në 2022./noa.al

ObserverKult


Lexo edhe:

PIKASO: ÇDO FËMIJË ËSHTË NJË ARTIST. ÇËSHTJA ËSHTË QË AI TË MBETET I TILLË EDHE KUR TË RRITET…

ObserverKult ua sjell disa thënie të bukura të Pablo Picasos:

Rinia nuk ka moshë.

Kompjuterat janë të kotë; dinë të japin vetëm përgjigje.

Piktura nuk shërben për të dekoruar banesat. Ajo është një armë mbrojtjeje e sulmi kundër armiqve.

Çdo fëmijë është një artist. Çështja është që ai të mbetet i tillë edhe kur të rritet.

Thëniet e tjera mund ti lexoni KËTU:


rumi poezi per observerkult

XHELALUDIN RUMI: DUKE KËRKUAR FYTYRËN TËNDE

Nga Xhelaludin Rumi

Qyshse jam gjallë, fytyrën tënde kërkoja pa pushim,
sot të gjeta, pashë magjinë dhe njoha bukurinë,
atë hir që kam kërkuar dhe sot fare pa mend më le.

Sot të gjeta, por ata që talleshin me mua gjer dje
tërbohen nga inati, pse dhe ata si unë s’kërkuan,
tërbohem dhe vetë sepse s’ngopem duke të shikuar.

Zemër e përvëluar e mori shpërblimin më në fund,
më vjen turp ta quaj bukuri njerëzore, nuk mund,
ta quaj hyjnore, frikë kam nga Zoti. Fryma jote
se ç’më përtëriu, si fllad’i mëngjezit ndër kopshte.

ObserverKult