Vepra të panjohura të Pikasos, të fshehura në bodrumin e një muzeu në Iran

Foto ilustrim

Gjatë viteve 1970, perandoresha e Iranit, nxiti hapjen e një muzeu të artit modern. Në vitin 1979, kur ajo dhe bshkëshorti u arratisën nga vendi për shkak të demonstrative popullore, veprat e artit u fshehën me shpejtësi në bodrumin e muzeut. Kjo ishte një kthesë e trishtueshme  e ngjarjeve për admiruesit e artit.

Koleksioni i tablove, ishte një nga më të mëdhatë të artit të pasluftës nga Perëndimi. Pas heqjes së këtyre pjesëve, galeritë e artit nisën të shfaqnin propagandë revolucionare. Kohët e fundit, procesi i rinovimit të muzeut, çoi në një zbulim të jashtëzakonshën. Kuratorët njohën dy piktura të piktorit të famshëm spanjoll Pablo Pikaso.

Ndërsa ata po punonin në dhomat e magazinimit në bodrumin e godinës, u shfaqën 10 Pikaso të panjohura. Kjo u pasua nga një skicë e harruar e Marsel Dyshamp, një tjetër zbulim me vlerë./bota.al