Reagon Megi Pojani lidhur me videon e publikuar: Varret s’lidhen vetëm me kujën e lotët!

Një video ku shihet moderatorja Megi Pojani e hareshme tek vallëzon e qeshë në varreza po bën xhiron në rrjet.

Kjo ka shkaktuar shpërthime sharjesh, fyerjesh e kritikash në drejtim të saj.

Lidhur me këtë ka reaguar moderatorja Pojani e cila ka thënë se kjo është mënyra e saj se si e ndërton komunikimin me një stërstërgjyshe që prindërit e saj e kanë dashur fort.

“Jam shumë e keqardhur për veprimet e mia tek video që është publikuar sot. Kam qenë te varri i stërstërgjyshes sime ku shkoj shpesh. E laj, i ndez qiri dhe i vendos lule të freskëta, që varri t’i dalë në dritë.

Kjo është mënyra ime se si e ndërtoj komunikimin me një stërstërgjyshe që prindërit e mi e kanë dashur fort.

Është mënyra ime, jo e jotja, marrëdhënia ime me të, jo e jotja. Varret s’lidhen vetëm me kujën e lotët.

Atë moment, kur është bërë video (3 vite më parë), e kam të gjallë dhe tani.

Çdo herë që vizitojmë të afërmit tanë në varreza mami ngarkohet dhe ne mundohemi ta bejmë të qeshë me ‘idiotësitë tona. Kjo është shume intime”, ka shkruar Pojani.

Më tej Pojani ka deklaruar se i kërkon ndjesë përulësisht kujtdo që me të drejtë mund të jetë fyer nga veprimi i saj.  

Jam koshiente se sa mund të lëndojë, sa ç’jam koshiente për qëllimet përse është bërë dhe publikuar kjo video – kurrë për t’u tallur me personin tim të dashur.

Uroj që personazhi im në rrjete sociale mos të keqkuptohet dhe mos të interpretohet si karakteri im i vërtetë. Kam bindje që në aq kohë sa kam qenë pjese e televizionit kam treguar se kush është Megi e vërtetë.

Uroj në mirëkuptimin e njerëzve që më kanë mbështetur deri tani, në jetë dhe në rrjete sociale”, ka shkruar Pojani.

ObserverKult


Lexo edhe:

“SI SOT, 16 VITE MË PARË HUMBA NËNËN”, ROZANA RADI E SHOKUAR NGA VIDEO E MEGI POJANIT: TI NUK JE MIRË MENDËRISHT…

Video e moderatores Megi Pojani te varri i stërgjyshes së saj së fundmi ka sjellë reagime të forta jo vetëm nga ndjekësit, por edhe nga figura të njohura të shoubizit.

E shokuar nga këto pamje ku moderatorja shihet teksa dredh të pasmet dhe tallet mbi varrin e familjares së saj. Lidhur me këtë ka reaguar edhe këngëtarja Rozana Radi.

Këngëtarja tregon se si sot 16 vite më parë ka humbur nënën dhe kjo video e Megit e ka tronditur.

Madje Rozana thotë se moderatorja nuk është mirë mendërisht. Sipas saj një person me mendje të kthjellët dhe me një arsye të fortë nuk i bën këto veprime.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult