Veshja e mrekullueshme e gruas mirditase është shpallur “Kryevlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale. Kështu ka njoftuar përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ministrja e Ministrisë së Kulturës në Shqipëri, Elva Margariti.
Krejt kjo u bë me propozim të Qendrës “Unioni Mirdita” dhe po ashtu pasi që Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale ka shqyrtuar dosjen.
“E mbushur me simbole mitike e kulti, veshja e mrekullueshme e gruas mirditase shpallet “Kryevlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”.
Me propozim të Qendrës “Unioni Mirdita”, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale pasi shqyrtoi dosjen, vendosi që kjo veshje që ka shoqëruar në shekuj gruan e krahinës së Mirditës të shpallet pasuri kombëtare”, ka shkruar Margariti.
Ky fakt, theksoi më tej ajo do të na bëjë edhe më të vetëdijshëm për ruajtjen dhe trashëgimin e saj.
ObserverKult
Lexo edhe:
LASGUSHI: “TEFTA TASHKO NUK KËNDON, POR FLUTURON!”
Poeti Lasgush Poradeci ka qenë mjaft i kursyer në vlerësimin e artistëve bashkëkohës që i ka njohur nga afër. Por kur dëgjonte këngët e sopranos liriko-dramatiko Tefta Tashko Koço ai përsëriste shpesh refrenin karakterizues për personalitetin e saj artistik e të gjithanshëm: “Tefta nuk këndon, por fluturon”.
Ky karakterizim shpreh thelbin e përpjekjeve të saj për ta ngritur artin e të kënduarit shqip në nivelet më të epërme.
Tefta përballoi sfida të shumëllojshme. Thënë ndryshe ajo fluturoi mbi vështirësitë e shumëllojshme me vullnet e disiplinë të hekurt .
Tefta Tashko ishte talent i lindur. Shtypi i kohës thoshte se kishte lindur me “zërin e saj ëngjëllor”. Në kohën kur debutoi për herë të parë në skenë Tefta Tashko 12-vjeçare, shoqëria shqiptare ndodhej nën trysninë e paragjykimeve përçmuese për muzikën. Mendohej “si profesion që ushtrohet nga këngëtarët jevgj dhe vallëtarët romë”.
Duke sfiduar paragjykime të tilla Tefta Tashko ka qenë në brezin e parë të vajzave shqiptare, e cila nisi rrugën e mundimshme për të kultivuar talentin e saj për kanto për afro dhjetë vite 1927-1937. U shkollua në konservatorët më prestigjozë të Francës dhe Italisë. Shpesh u detyrua të bënte punë të rëndomta për të siguruar. Kjo për të siguruar kushtet minimale të jetesës.
Tefta Tashko braktisi perspektivën e sigurt të një karriere të shkëlqyer të sopranos në Francë. U kthye në atdhe, kur nuk kishte asnjë teatër opera. Ishin fare të paktë bashkëkombasit e saj. Ata që mund të kishin dëgjuar ndonjëherë muzikë operistike.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult