Më shumë se shtatë vjet pas vdekjes së shkrimtarit të njohur Gabriel Garcia Marquez, veshjet e tij do të dalin në ankand për bamirësi.
”Rreth 400 veshje që i përkasin nobelistit të vitit 1982 dhe bashkëshortes së ndjerë Mercedes do të shiten”.
Kështu beri te ditur mbesa e tij, Emilia Garcia për gazetën meksikane ”Milenio”.
”Janë veshjet më ikonike që i përkasin Gabos dhe Mercedesit”, shpjegoi aktorja.
Xhaketa, kravata, këpucë dhe çanta janë ndër artikujt në shitje të Garcia Marquez dhe Mercedes Barcha.
Nga 20 tetori, shtëpia e autorit të “Njëqind vjet vetmi” do të hapë dyert për miqtë e familjes. Pak me më vonë dyert hapen edhe për vizitorët.
Kostumi i bardhë që Garcia Marquez veshi kur iu dha çmimi Nobel, i quajtur ”liquiliqui” tipik i Venezuelës dhe Kolumbisë, ka qenë në Muzeun Kombëtar të Kolumbisë që nga viti 2003.
Garcia Marquez, një nga autorët më të lexuar të Amerikës Latine, vdiq në vitin 2014 në moshën 87 -vjeçare.
Paratë e mbledhura nga shitja do t’i dhurohen fondacionit ”Fisanim”.
ObserverKult
Lexo edhe:
GABRIEL GARSIA MARKEZ: ISHTE APO S’ISHTE DASHURI?
Pas mesit të natës muzika pushoi, rrëmuja e pasagjerëve u davarit dhe u shpërbë në pëshpërima të përgjumura, ndërsa të dy zemrat mbetën vetëm në taracën e mugët, duke jetuar nën ritmin e gulcimeve të anijes.
Pas një copë here të gjatë, ai e vështroi Fermina Dasën. Në vezullimin e lumit iu duk si fantazmë, me një profil statuje që ëmbëlsohej nga një shkëlqim i vakët kaltërosh, dhe zbuloi se ajo po qante në heshtje.
Por në vend që ta ngushëllonte ose të priste që t’i shteronin lotët, siç donte ajo, e pushtoi frika.
– Mos do të rrish vetëm? – e pyeti.
– Po të qe ashtu, s’do të kisha thënë të vije brenda, – i tha ajo.
Tekstin e plotë e gjeni KETU