Vetëm 1.100 të pranishëm kishin fatin të dëgjonin, Haruki Murakami lexon tregimin e tij të ri e të pabotuar ende

Vetëm 1.100 persona, të pranishëm nga audienca kishin fatin të dëgjonin tregimin e shkurtër, të pabotuar dhe të titulluar “Kaho”, të lexuar me zë të lartë nga vetë autori japonez më i shitur në botë, Haruki Murakami.

Leximi u zhvillua në një vend i quajtur ”The Owl Reads in Spring”  – një mbledhje fondesh kjo për bibliotekën ”Waseda International House of Literature” në Tokio.

“Është shkruar rishtas, vetëm rreth 10 ditë më parë”, i tha Murakami audiencës. Filmi i fundit i shkurtër i Murakamit ishte “First Person Singular”, më shumë se tre vjet më parë. Murakami, i relaksuar dhe i veshur me atlete, xhinse dhe një xhaketë të errët, tha se të shkruante një tregim dhe ta lexonte nuk ishte e lehtë.

”Në fakt është mjaft e vështirë të shkruash një histori të re për recitim”, tha Murakami.

 “Përmbajtja dhe stili i tij duhet të përshtaten me recitimin dhe duhet të jenë relativisht të shkurtër”, tha ai.

75 vjeç dhe një nga romancierët më të njohur në botë, Murakami debutoi me “Hear the Wind Sing” në vitin 1979, katër vjet pasi filloi të shkruante ndërsa drejtonte një bar në Tokio. Në këtë ngjarje gazetarët u lejuan të raportojnë ngjarjen, por jo edhe përmbajtjen e tregimit.

Romani i tij i vitit 1987 “Norwegian Wood” ishte bestselleri i tij i parë, duke e vendosur atë si një yll në ngjitje.

Romani i tij i fundit më i shitur “Qyteti dhe muret e tij të pasigurta”, u publikua në vitin 2023 në Japoni dhe është në pritje të publikimit në anglisht./abcnews.go

ObserverKult


Lexo edhe:

FADIL BEKTESHI: DITËN QË BESOVA SE DO VDISJA

Se po nisja tamam një jetë
Pandehmën ma dhanë gishtat tu të mëndafshtë
Shumë vite kanë kaluar
Nga rini imja perënduar
Ujë shumë ka rrjedhur
nën urën me shtatë harqe të jetës
Panta Rei e dashur thanë latinët e vjetër
Këtë e thanë si proverb të përjetshëm, e përjetshmja
ime
Dhe s’është hiç fare me rëndësi
Se a e morën për të veten këtë urtësi
Apo trashëguar nga ilirët antikë
Nga filozofë apo bekri të verës së kuqe
Nga boemë që u dergjën ndanë tavolinës
Me basmë të zhubrosur të kafenesë
S’është me rëndësi pra e dashur
Se a e thanë këtë për herë të parë
filozofë të thinjur nga mençuria
apo dashnorë endacakë që gjakun ta ndalojnë kohën në
një pikë
se megjithatë e dashur unë tani ndoshta jam i vetmi
matës tragjik i kohës
I kalimit të jetës, i parandjenjës vdektare n’këtë jetë
I pehatjes në një dekik përjetësie

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult