Eranda Libohova: Ty çdokush të ëndërron… (teksti dhe kënga)

E bukur, simpatike je
të gjitha ti i ke
plotësoma dëshirën
vetëm një herë

Miss të quajnë në shkollë
e dimë edhe ne
nuk është kompliment
por gjë e vërtetë

Ty çdokush të dëshiron,
për ty çdokush të ëndërron

Vetëm pesë minuta
dhe jo më shumë
plotësoma dëshirën
të jesh me mu
jeta kalon si një
lum i shpejtë
plotësoma dëshirën
ndonjëherë.

————————————-

LEXO EDHE: NUK FLASIN PREJ VITESH? KUR U PANË PËR HERË TË FUNDIT BASHKË IRMA E ERANDA

Motrat Irma dhe Eranda Libohova kanë vite që nuk flasin më me njëra tjetrën. Aludimet u ngritën dhe më shumë  me vlerësimin e fundit që mori Eranda, ditë më parë nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Ajo u nderua me çmimin ‘Mjeshtër i Madh’, e pas dekorimit ajo mbajti një fjalim duke shprehur emocionet për vlerësimin që iu bë.

Mirëpo, Irma Libohova nuk ishte prezente në presidencë për t’i qëndruar pranë motrës në këtë ceremoni dhe ditë mjaft të veçantë për të.

Jemi mësuar që kur ndodhin dekorime të tilla nga presidenti, personat që nderohen kanë pranë familjen, miqtë dhe personat që i konsiderojnë të afërt.

Mungesa e Irmës rriti akoma më shumë spekulimet se mes motrave ka një krizë. Që në media të ndryshme përflitet se po vijon prej vitesh, shkruan “Dosja.al”.

Motrat Libohova nuk ndiqen në Instagram, madje mungojnë dhe “like” apo pëlqimet. Të cilat të fundit mes tyre janë dhënë para tre vitesh, në gusht të 2018.

Në pikëpyetje vendoset dhe nderimi i Eranda libohovës dhe lënia mënjanë e Irmës. E cila është më e madhe në moshë se motra e saj dhe ka vite më shumë në skenën shqiptare.

Duhet thënë se dy motrat janë vlerësuar për herë të fundit së bashku nga Këshilli Bashkiak Libohovë me titull “Qytetar Nderi”….

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU