Vetëm një artist kosovar performon me Bregoviqin në Korçë

Festivali i Birrës në Korçë ngjalli debate të ashpra shkaku i pjesëmarjes së Goran Bregoviqit.

Artistët shqiptarë patën reagime të shumta. Kishte edhe thirrrje nga ta që Festivali i Birrës të bojkotohet.

Dafina Zeqiri, Noizy, Capital T, Dren Abazi, Grupi NA etj. anuluan pjesëmarrjen e tyre.

Nënkryetarja e Bashkisë së Korçës, Benila Themeli për Reporteri.net bëri të ditur se vetëm një artist kosovar do të jetë prezent aty.

Kemi Shemin nga “Ilirët”, pasi ai është i vetmi nga Kosova i cili do të performojë në Festën e Birrës. Vetëm Shemi ka pranuar”, tha Themeli.

ObserverKult

Lexo edhe:

Arif Vladi: Me Bregoviqin do të pranoja të këndoja në Beograd, unë t’i këndoj këngët e Kosovës në shqip