Vetëm pak kohë para se të ndahej nga jeta Aleksandër Moisiu i bëri këtë kërkesë institucioneve shqiptare

Aleksandër Moisiu, aktori me famë ndërkombëtar lindi në qytetin e Triestes në Itali më 2 prill të vitit 1879 dhe u nda nga jeta më 22 mars të vitit 1935.

Pas një periudhe në emigrim në Trieste, familja e tij bashkë me të do të ktheheshin në qytetin e Durrësit ku edhe do të rritej Aleksandër Moisiu.

Kur ishte vetëm 19 vjeç ai largohet sërish nga Durrësi për të studiuar këtë herë në Vjenë të Austrisë. ku edhe me përkrahjen e Jozef Kainc do t’i përkushtohej talentit të tij të aktrimit.

Suksesi i tij i parë ishte pikërisht më 1911 me rolin e Edipit

Karrierën si fillim e nisi si aktor i roleve episodike në Burgtheater më 1898 dhe më pas ai u pranua si aktor më 1911 si pjesë e trupës së Max Reinhasdt.

Suksesi i tij i parë ishte pikërisht më 1911 me rolin e Edipit. Më pas karriera e tij shënoi vetëm suksese në të gjithë teatrot më të njohur të Evropës por edhe ato të Amerikës Veriore.

Megjithëse rolet nga veprat e Antikitetit Grek ishin kulminacioni i aktorit, ai gjatë karrierës së tij në skenë interpretoi edhe role nga vepra moderne dhe bashkëkohore të asaj kohe.

Moisiu mori pjesë edhe në kinematografi

Kryeroli i Aleksandër Moisiu cilësohet ai i Hamletit.

Para dhe gjatës Luftës së Parë Botërore ai nuk e ndali veprimtarinë e tij në zonën gjermanfolëse dhe identifikohej si një aktor me një potencial të madh emocional dhe ajo që e bëri edhe më të madh në skenën e teatrit ishte pikërisht zëri i tij i veçantë dhe potent.

Përveç teatrit, pas përfundimit të Luftës së I Botërore, Moisiu mori pjesë edhe në kinematografi duke interpretuar në 10 produksione të rëndësishme të kohës, 8 prej të cilëve ishin kinema pantomimike, pa zë.

Vetëm pak kohë përpara se të ndahej nga jeta më 1935, Moisiu i bëri një kërkesë zyrtare autoriteteve shtetërore shqiptare për të marrë nënshtetësinë e Shqipërisë, kjo kërkesë iu refuzua menjëherë.

Aleksandër Moisiu ndërroi jetë më 22 mars të vitit 1935 në Vjenë.

ObserverKult

———————-

Lexo edhe:

MKRS: JANJEVA SË SHPEJTI DESTINACION TURISTIK