Kënga më e famshme e rezistencës në botë “Bella ciao” u bë edhe një herë virale duke pushtuar internetin në mbarë botën.
ObserverKult ua sjell variantin në persisht, si përkrahje ndaj grave iraniane që po luftojnë për të drejtat e tyre!
Kësaj radhe kënga i kushtohet Mahsa Aminit, 22-vjeçares iraniane, e cila u vra pasi u arrestua nga policia morale në Teheran më 13 shtator për gjoja se kishte veshur hixhabin e saj në mënyrë të pahijshme.
Autoritetet kanë thënë se vdekja e saj për ishte për shkak të një sulmi në zemër. Pretendimi i autoriteteve u hodh poshtë nga familja e saj dhe aktivistët. Ata pohojnë që Amini ishte viktimë e brutalitetit të policisë.
Vdekja e saj ka shkaktuar një valë protestash në Iran gjatë javës së kaluar. Protestuesit bëjnë thirrje për drejtësi dhe përgjegjësi.
Ky rast ka shkaktuar reagime nga shumë liderë botërorë dhe grupe të të drejtave të njeriut, përfshirë SHBA-në. Kjo e fundit sanksionoi policinë morale të Iranit në përgjigje të “abuzimit dhe dhunës ndaj grave iraniane dhe shkeljes së të drejtave të protestuesve paqësorë iranianë”.
Videoja e postuar në rrjetet sociale e vajzës iraniane duke kënduar Bella ciao në kujtim të Mahsa Aminit, cilësohet si “Himn për lirinë kundër çdo abuzimi dhe abuzimi”.
“Kjo vajzë e re iraniane po këndon Bella ciao në gjuhën persiane si një gjest mbështetjeje për protestat pas vrasjes së Mahsa Amini”, shkruhet në llogaria që ka nisur videon, e shpërndarë tashmë në gjithë botën/
Përgatiti T.K/ ObserverKult
Kliko edhe:
“BELLA CIAO – HISTORIA PËRTEJ MITIT”, DOKUMENTAR PËR KËNGËN E LUFTËS DHE REZISTENCËS
JA CILA ËSHTË ARSYEJA QË KËNGA “BELLA CIAO” ËSHTË PARAQITUR NË “LA CASA DE…
ARTISTËT NGA 7 SHTETE KËNDOJNË BASHKË “BELLA CIAO”, IRMA LIBOHOVA MES TYRE (VIDEO)
ObserverKult