Mbas çdo disfate,
Nji vrragë në ballë Zoti ma hodhi,
E “U rrite tash” më tha,
E prandaj bjen ky shi,
Bahet dimën
E as merret vesht prej kâh,
Sirenat,
Në shpirt më ulërijnë…
E më fundosen anijet
Në kyt shi!
Zgjohu!
Përndryshe duart me gjak ke me i pasë
N’rast se e merr me frikë,
E shif,
Jam njitu!
Halâ,
Halâ gjallë,
Në zgrip t’greminës tuj u mbajtë,
Për ty!
Për me mujt me harru!
E për nanën teme,
Për hatrin e saj!
Tuj u rritë,
Ma grisi nji fletë
Prej kalendarit
Zoti përditë
“Je lodhe dhe ti tashmâ” më tha,
E prandaj po bjen ky shi
Pa prâ.
Tan ikin nji ditë,
As e merr vesht
Ndërsa sirenat prap ulërijn ne shpirt…
Qan
E megjithatë
Kërkush s’e din,
Shi!
Zgjohu,
E nëse duart kan me tu përgjakë
A nëse frigohesh prapë
Unë
Njitu jam!
Për ty,
Për me mujt me harru
E për nanën…
Ajo e din!
Në shqip: Edlira Llukaçaj
ObserverKult
Lexo edhe: