Nga 21 deri më 23 nëntor është mbajtur Festivali Poetik i Prishtinës, organizuar nga Portali për Kulturë, Letërsi dhe Art, ObserverKult.
Për tri ditë me radhë ka patur provime librash, mbrëmje autoriale, debate, dokumentar, diskutime dhe orë poetike.
Në vazhdim gjeni videon e Mbrëmjes së madhe poetike, mbajtur natën e tretë të festivalit, më 23 nëntor.
Me vargjet e tyre janë paraqitur: Flora Brovina, Halil Matoshi, Ahmet Selmani, Donika Dabishevci, Blerina Rogova Gaxha, Shpëtim Selmani, Sibel Halimi, Arbër Selmani, Brikenë Ceraja, Alketa Gashi-Fazliu, Ilir Breca.
Mbrëmja ka vazhduar me Hoamzhin poetik kushtuar poetit Xhevdet Bajraj. Aktori Avni Dalipi ka interpretuar një kolazh me poezi të zgjedhura të Bajrajt
Tutje poezitë e tyre i kanë lexuar poetët e rinj: Donart Rexhbogaj, Uresa Ahmeti, Agon Rexhepi, Fitim Majkovci, Agnesa Beqiri.
Kjo mbrëmje poetike është mbështetur nga Komuna e Prishtinës.
ObserverKult
Kliko edhe: