(Video) Festivali Poetik i Prishtinës/Mbrëmja e madhe poetike

Nga 21 deri më 23 nëntor është mbajtur Festivali Poetik i Prishtinës, organizuar nga Portali për Kulturë, Letërsi dhe Art, ObserverKult.
Për tri ditë me radhë ka patur provime librash, mbrëmje autoriale, debate, dokumentar, diskutime dhe orë poetike.

Në vazhdim gjeni videon e Mbrëmjes së madhe poetike, mbajtur natën e tretë të festivalit, më 23 nëntor.

Me vargjet e tyre janë paraqitur:  Flora Brovina, Halil Matoshi, Ahmet Selmani, Donika Dabishevci, Blerina Rogova Gaxha, Shpëtim Selmani, Sibel Halimi,  Arbër Selmani, Brikenë Ceraja, Alketa Gashi-Fazliu, Ilir Breca.

Mbrëmja ka vazhduar me Hoamzhin poetik kushtuar poetit Xhevdet Bajraj. Aktori Avni Dalipi ka interpretuar një kolazh me poezi të zgjedhura të Bajrajt

Tutje poezitë e tyre i kanë lexuar poetët e rinj: Donart Rexhbogaj, Uresa Ahmeti, Agon Rexhepi, Fitim Majkovci, Agnesa Beqiri.

Kjo mbrëmje poetike është mbështetur nga Komuna e Prishtinës.

ObserverKult

Kliko edhe:

SOT NIS FESTIVALI POETIK I PRISHTINËS/ PROGRAMI