Devis Xherahu vjen për herë të tretë në Festivalin e Këngës. Për herë të parë në Festival u prezantua në vitin 2007, ndërkohë që karriera e tij është e hershme dhe e gjatë.
Nisi në moshën 14-vjeçare në rrugicat e bukura të Korçës, pastaj në Teatrin “Çajupi” në Korçë si profesionist.
Është pjesë e shumë spektakleve televizive që në vitet ’90, derisa guxoi në shtetin fqinj, Greqi, në disa konkurse talentesh, përfshirë edhe “Fame Story”, prej të cilit mori popullaritet. Në vitin 2011 fitoi çmimin “Best Balade” në Festivalin “Kënga Magjike”.
Këtë vit ai prezentohet me këngën “Peng”
Muzika: Devis Xherahu
Teksti: Pandi Laço