Era Rusi është pjesë e skenës që prej moshës 9-vjeçare, ku bashkë me fëmijët e ish-Pallatit të Pionierit, shoqëronin tenorin Kastriot Tusha në këngë dedikuar Nënë Terezës.
Për të, kjo është hera e pestë pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës. Në Fest’ 44 është renditur e dyta. Ka marrë pjesë në Top Fest e Kënga Magjike, ku është nderuar me disa çmime.
Këtë vit ajo prezentohet me këngën “Zjarri im”
Teksti: Eriona Rushiti, Era Rusi
Muzika: Enis Mullaj