Video: Këngë e njohur nga Jugu/ “Nënë moj do marr një udhë”

Ju ftojmë të dëgjoni këngën e njohur nga Jugu i Shqipërisë, “Nënë moj do marr një udhë”, që vjen e interpretuar nga grupi “Ali Pashë Tepelena”

Nënë moj do marr një udhë,
moj nëna ime.
Epo do kaloj malet me gurë,
moj nëna ime.

Nuse pse kaq larg më shkëputë,
moj nëna ime.
Epo do më marrë malli shumë,
moj nëna ime.

Nënë moj që më dhe gjinë,
moj nëna ime.
Epo vallë a do ma shohësh synë,
moj nëna ime.

Pikë e lotit kur të bjerë,
moj nëna ime.
Epo haber nga unë do t’të sjellë,
moj nëna ime.

ObserverKult


Lexo edhe:

VIDEO: KËNGË TË BUKURA NGA VERIU/ “KU PO SHKON ME DRAPËN N’DORË” DHE “MA KA LUEJT DJALI KAPUÇIN”