Ismail Kadare dhe aktori i njohur, Timo Flloko, patën zgjedhur, muaj më parë, që në rrezet e diellit të shijonin një kafe së bashku, ku padyshim nuk kishte munguar as letërsia.
Në një moment, aktori pati recituar plot ndjenjë një pjesë nga poezia himn e Kadaresë, e titulluar “Mall”, të cilën të gjithë e njohin si “Ca pika shiu ranë mbi qelq”. Këtë çast emocionues, e pati ndarë në rrjetet sociale, botuesi Bujar Hudhri.
Ismail Kadare: Mall
Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi, sa rrallë.
Edhe m’u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylberë në mes.
Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç m’u kujtua sot për dreq :
“Të zgjuarit janë bashkë në botë,
Kurse të fjeturit janë veç”.
Në ç’ëndërr kemi rënë kaq keq,
Që dot s’po zgjohemi ne vallë ?…
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall.
ObserverKult
———————–
Kliko edhe:
“VETËM DASHURIA MBETET”, THOTË TIMO FLLOKO. NDIQENI VIDEON!
Regjisorja e njohur Vera Grabocka ka ndarë në profilin e saj në Instagram një video të bashkëshortit, aktorit Timo Flloko, teksa interpreton një poezi dashurie.
Postimi i Vera Grabockës:
“VETËM DASHURIA MBETET! E pyeta Timon, pse e do këtë poezi? Se i kushtohet epërsisë së dashurisë në jetë!
Si, e pyeta? Më tha: “Homeri, ati i letërsisë, e shpie Odiseun ngado, por ai kthehet në Itakë, dashuria e kthen..” se dashuria mbetet..”,
Kur i hedh një vështrim të shkuarës
Mbi të gjitha mrekullitë e kësaj jete
Përmbi sfidat, rrënjët, ngjitjet lart,
Në thelb, vetëm dashuria mbetet
Mbi hedhjet, fluturim ajrit, rrugëtimeve, zhytjeve thellë detit
Mbi aromat e çdo luleje që deh, mbi gjithçka
Vetëm dashuria mbetet…
Klikoni KETU për ta ndjekur videon
ObserverKult
Kliko edhe:
“JEMI TALLUR”, TIMO FLLOKO I KËRKON FALJE PUBLIKUT PËR DISA NGA ROLET NË FILMAT E PERIUDHËS SË KOMUNIZMIT
Timo Flloko e pranon se në disa syresh, sidomos në filmat me partizanë, ka elemente qesharake dhe se Balli Kombëtar dhe kleri është trajtuar në mënyrë tendencioze e tallëse, por, sipas tij, ka edhe filma që nuk përbëjnë asnjë problem.
“Po ç’të keqe ka filmi me Ismail Qemalin, po qoftë edhe ata filma me partizanë, si te “Malet me blerim mbuluar”, me atë dasmën, që për mua është një film i mirë? A ka pasur tendencë skematike, keqtrajtuese? Në disa drejtime, sigurisht që po. Jemi tallur e stërtallur me ballistët.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult