Teatri Kombëtar është shembur në orët e para të ditës së sotme. Rreth orës 04:30, fadromat e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit kanë nisur rrafshimin e të dyja godinave, atij Eksperimental dhe Kombëtar, ligjërisht një kompleks.
Grupi i artistëve të Teatrit Kombëtar së bashku me disa politikanë janë shoqëruar në komisariat, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie.
“Me kërkesë nga Inspektorati i Mbrojtjes se Territorit i Bashkisë Tiranë, forca të Policisë së Shtetit janë në mbështetje të aksionit të nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm për zbatimin e vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, për t’i hapur rrugë projektit të ri për rindërtimin e tij” deklaroi Policia e Shtetit.