Video-Poezi: Halil Matoshi interpreton poezinë e tij “Anmik me kunorë”

(Shkrue gjatë ngujimit)

Ka me u kujtu deri në fundin e kohës

i pari njeri që dha shpirt më 25 janar 2020 ishte një kinez, mjeku Liang Wudong
60-vjeç nga provinca Wuhan

pastaj shumë njerëz numra
Gjithandej rruzullimit

Njerëzit në Perëndim i kaploi frika
se kanë me dekë ùje
Qeveritë hutue
gruni dhe maskat u ngritën në berzë

Maska të vërteta si në tragjeditë antike
Maska të prodhueme me arrna
Ose në 3D printer

***

Njeriu e mendoi programin kompjuterik virusin Trojan
me iu përvjedhë tjetrit
e me ia bastisë jetën e andrrat…

Ishte po ai arketipi letrar Kali i Trojës
mashtrim spektakolar i njësisë speciale
athinase që doli nga deti si bajloz – fregatë
Prandej Laokoonti tha mos u beso grekëve as kur të bëjnë dhuratë…!?

Po ky?
nga ç’horizont mizor doli
ushtri e padokshme e nga ç’mendje futë
ia behù kjo murtajë që pushtoi botën
Me rrebet e Aleksandrit të Madh!?

phu çfarë vdekje vetmitare solli!

Në Perandorinë e saj mreti e skamnori
shtrihen njësoj në sarkofagë të lirë të komunës
saldue nga kovaçë me detyrë zyrtare
simas urdhnesës në orë policore

Shpirtna ateistë si pendla fluturue
Pa meshë funebre pa opelo selam

Virus me kunorë ambëlsue
si ujk nën lëkurën e deles

Stërkalë demonësh dalë nga ferri
apo tren i çmendun largue nga stacioni
në itinerar pa stacion?

âsht smu toka a njeriu?