
Një nga filmat ikonë të kinematografisë shqiptare “Ngadhnjim mbi vdekjen” është restauruar 58 vite pas realizimit.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shprehet se filmi me regji të Gëzim Erebara dhe Piro Milkani, vjen i restauruar në 4K.
“Rikthen shkëlqimin e plotë të imazhit dhe zërit, kamerën e mrekullueshme, lojën e aktorëve dhe muzikën drithëruese”, shprehet Kryeministri.
“58 vite pas realizimit, vjen i restauruar në 4K, një nga filmat më ikonikë të kinematografisë shqiptare, “Ngadhnjim mbi vdekjen” (1967) me regji të Gëzim Erebara dhe Piro Milkani
Ky version i restauruar në 4K rikthen shkëlqimin e plotë të imazhit dhe zërit duke rivlerësuar punën regjisoriale të Erebarës dhe Milkanit, kamerën e mrekullueshme të Saim Kokonës, lojën e aktorëve dhe muzikën drithëruese të Feim Ibrahimit”, shkruan Rama.
ObserverKult
Lexo edhe:
SHTATË GJËRA QË NUK I DINIT PËR SERIALIN “ADOLESCENCE” – SEKRETET E PRAPASKENËS