Vidhnin libra të vjetër në të gjithë Evropën, kapet banda e hajdutëve

Autoritetet evropiane thonë se kanë kapur një bandë kriminale që vodhi libra të rrallë të vjetër me vlerë 2.5 milionë euro nga bibliotekat në të gjithë Evropën.

Në një deklaratë për shtyp, Europol njoftoi se kishte arrestuar katër shtetas gjeorgjian në Gjeorgji dhe Lituani, të cilët mendohet se kanë bashkëpunuar në komplotin, në të cilin u vodhën të paktën 170 libra.

“Në vitin 2022 dhe 2023, grupi kriminal arriti të vidhte libra të rrallë nga bibliotekat kombëtare dhe historike në Çeki, Estoni, Finlandë, Francë, Gjermani, Letoni, Lituani, Poloni dhe Zvicër”, shpjegoi Europol në raportimin e tij për arrestimet.

“Hajdutët synonin libra të rrallë nga shkrimtarë kryesisht rusë, të tillë si botimet e para të autorëve si Aleksandër Pushkin apo Nikolai Gogol”.

Agjencia e BE-së për Zbatimin e Ligjit theksoi se hajdutët vizitonin bibliotekat dhe kërkonin të kontrollonin personalisht librat e vjetër, duke pretenduar një arsye specifike, siç është interesi akademik.

Më pas ata i masnin me përpikëri librat dhe bënin fotografi përpara se t’i kthenin.

“Disa ditë, javë ose muaj më vonë, autorët ktheheshin dhe kërkonin të përdornin të njëjtat libra, këtë herë duke kthyer versionet e falsifikuara. Ekspertët kanë vërtetuar se kopjet ishin të një cilësie të jashtëzakonshme,” vazhdoi Europol.

“Në raste të tjera, autorët u mbështetën në një qasje më të vrazhdë dhe thjesht hynë në biblioteka. Në përgatitjen e vjedhjeve, ata zakonisht vizitonin bibliotekat dhe hulumtonin librat që vodhën më vonë.”

Sulmi mbi bandën përfshiu më shumë se 100 oficerë në 27 vende të ndryshme dhe hetimi u mbështet nga autoritetet nga 10 vende të ndryshme./ euronews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

PESË BIBLIOTEKAT MË TË MËDHA NË BOTË- DUKEN SIKUR KANË DALË NGA PËRRALLAT

Vende me dritë, të qeta, me shumë libra, ngjyra dhe ndjesi sikur po kalon kohën në një botë tjetër. Bibliotekat aq të mëdha duken si pjesë të filmave.

1-Biblioteka Tianjin Binhaiajo:

Ajo që gjendet brenda saj të jep një frymëzim të pafund. Ndërtesë e jashtëzakonshme! Sikur të mos kishte arsye të mjaftueshme për të shkuar në Kinë, një vizitë në një bibliotekë si ajo “Tianjin Binhai” të shton dëshirën më shumë.

E hapur që nga viti 2017, është një kryevepër arkitekturore që përmban një auditor të shkëlqyeshëm sferik.

2- Biblioteka “Cărtureşti Carusel”, e vendosur në Bukuresht brenda një ndërtese të shekullit të 19-të. Është një përfaqësim i bukur i kulturës së vjetër dhe të re të Rumanisë.

Është një hapësirë për të lexuar dhe shoqëruar.

Përfshin një bistro dhe një galeri kushtuar artit bashkëkohor. Ishte projektuar që të ketë një ritëm dhe simetri. Kjo rreth një qendre shumë të ngjashme me një karusel. Në bazë të saj edhe u emërua.

3-Një vizitë në dhomën e gjatë në Bibliotekën e Kolegjit Trinity në Dublin duket sikur është në një lundrim letrar në një anije të kushtueshme, shekullore. Biblioteka u ndërtua në mes të viteve 1712 – 1732. Dhoma e gjatë është 65 metra e lartë. Mbushet me 200.000 nga librat më të vjetër të bibliotekës. Ka një linjë të gjatë mermeri të shkrimtarëve. PO ashtu filozofëve të mëdhenj.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult