Vihet në skenë komedia “8 femra dhe një mister” (Video)

Pas një pune 7 mujore aktorët e rinj ngjitën në skenë komedinë “8 Femra dhe një mister” duke marrë duartrokitje nga artdashësit. Shfaqja teatrale ka mbushur sallën e Pallatit të Kulturës në Lezhë.

“8 Femra dhe një mister” është komedia që u ngjit në skenën e Pallatit të Kulturës ”Ded Ndue Lazri” në Lezhë ku aktorët e rinj performuan duke bërë për vete artdashësit.

E shkruar nga Robert Thomas komedia është punuar nën regjinë e 17-vjeçarit, Xhilberto Gega i cili falë pasionit për aktrimin këtë herë ka guxuar edhe si regjisor.

“Shfaqja ka pasur vështirësitë e veta si nga ana teknike sepse po bëjmë teatër në një vend që nuk janë të gjithë mundësitë për të bërë teatër. Kam qenë ndër të parët që formoj trupën amatore në Lezhë dhe u njoha me teatrin dhe kur u njoha me vajzat ishte një befasi pasi ka talente pa fund. Mesazhi i komedisë është fare i thjeshtë, si dramaturgjia franceze ta vëmë njeriun në qendër”- tha Xhilberto Gega regjisor.

Pas një pune 7 mujore aktorët e rinj, gjimnazistë kanë arritur të tërheqin spektatoret të cilët mbushur sallën e Pallatit të Kulturës.

“Në fakt u prit me mirë seç e mendonim neve duke e ditur që është kohë COVID menduam se numri njerëzve nuk do të ishte kaq i lartë, por pritshmëritë ishin më të larta”, u shpreh një prej aktoreve të reja.

Shfaqje të tilla janë kthyer në një refren në Lezhë, duke i dhënë zhvillim jetës kulturore./shqiptarja.com