Dua Lipa për herë të parë në rolin e aktores në filmin “Argylle”

dua lipa

Këngëtarja shqiptare me famë botërore dhe fituese e çmimit “Grammy”, Dua Lipa po bashkohet me një formacion të aktorëve që përfshin: Henry Cavill, Sam Rockwell, Bryce Dallas Howard, Bryan Cranston, Catherine O’Hara, John Cena dhe Samuel L. Jackson për filmin më të ri të zhanrit triller të titulluar ‘Argylle‘, me ç’rast ajo do të debutojë në rolin e aktores.

Bazuar në romanin me spiunë, në filmin “Argylle” nga autori Ellie Conway dhe producenti Vaughn’s Mary, ndjeket spiuni më i madh në botë “Argylle”…

Ky do të jetë pjesa e parë nga të paktën tre pjesë të këtij filmi që pritet të realizohen, dhe është i vendosur në Amerikë, Londër dhe vendndodhje të shumta në të gjithë botën. Xhirimet e tij pritet të nisin në muajin gusht në Evropë, transmeton ‘diasporashqiptare.al’.

Dua Lipa do të kujdeset gjithashtu muzikë origjinale për filmin, teksa kujtojmë se sukseset e saj sa vinë e shtohen.

LEXO EDHE: Dua Lipa vlerësohet me çmimin “Artistja e vitit”