“Ku shkoi vallë ai djalë”, kënga e mirënjohur vjen e interpretuar nga Vikena Kamenica dhe Alma Bektashi

Çdo mëngjes bashkë në shkollë ne shkojmë
N’ udhëkryq një djalosh takojmë,
Buzëqesh biçikletën nget ,
Nuk e di cilën nga ne pret.
Punëtor është diku ky djalë.
Si djalosh jo nuk ka të sharë,
Buzëqesh dhe nuk flet ai
Por sa shumë flasin sytë e tij
dhe nuk flet ai, nuk na flet…

Erdhi tani një zile biçiklete
njërën nga ne o seç ka bërë për vetë
pse druhet vallë, o pse ka turp ky djalë
E nuk guxon të thotë një fjalë
Dy shoqe ne dhe duhemi si motra
Një dashuri po na troket te porta
Dhe dashurinë të bukur e kërkojmë
siç jemi vetë ne ëndërrojmë.

Por një dite më atë se pash’
shoqen pyes ku do jetë vallë
Më shikon ëmbëlsisht në sy
Në aksion thotë është ai
Në shkollën tonë erdhi një mëngjes
Në udhëkryq djali në biçikletë
Ai vjen dorën e shtrëngon, përshëndet
Shoqen e takon, e takon…

Erdhi tani një zile biçiklete
njërën nga ne o seç ka bërë për vetë
pse druhet vallë, o pse ka turp ky djalë
E nuk guxon të thotë një fjalë
Dy shoqe ne dhe duhemi si motra
Një dashuri po na troket te porta
Dhe dashurinë të bukur e kërkojmë
siç jemi vetë ne ëndërrojmë.

ObserverKult


Vikena Kamenica

LEXO EDHE:

VIKENA KAMENICA & SIDRIT BEJLERI: ORËT MA T’BUKRA ME TY I KAM KALU (TEKSTI DHE KËNGA)

Nur dashniet je o vashë për mu
je burim i lumtunisë
orët ma t’bukra me ty i kam kalu
n’krahët e tu, tuj u molisë.

O sa andrra sa kujtime
ka prej teje zemra ime
që na lidhin mos me u nda
syni i han’s veç i ka pa.

Lule t’bukra sjell pranvera
bashkë me ty dhe gëzime tjera
dalin fushash me i shiju
unë me ty e ti me mu.

Sonte hana djalë asht tuj m’diftu
për shumë t’ri si unë e ty
ndoshta me zili asht tuj t’shikju
se sa shof dashninë me shfry.

Çifte t’bukra sonte paskan dalë
me zili rrin tuj shikju
bashk sho-shoit (njëri-tjetrit)
i flasin t’amlat fjalë
lumë si sot gjithmonë me shku.