Vrullshëm po derdhet ky lot i hidhur,
e nënëgjorës zemër ndër klithma lidhur…
Një zjarr i kobshëm po rrjedh si mal,
shpatullat shtroi dheut m’i bukuri djal’…
Po i humb mendja nënës së gjorë,
djepin bosh tund, me shpirt, me dorë…
Befas, një çast, iu ndrit shikimi,
a thua takoi birin mes gjelbërimi…
Oh, jo, ish një vegim që shtoi mënxyrë,
flokët zë shkul, nis çjerr fytyrë…
Mantel të mortjes po vesh kjo natë,
shpirti pi dhimbjen, zinë e pamatë…
Si qiell i zbrazur prej reshë, prej hënës,
e mbledhur kruspull kjo zemër e nënës…
Dita më e kobshme për të gjorën nënë,
të birit jetë ia kish marrë një e shtënë…!
ObserverKult
Lexo edhe:
NDRE MJEDA: FORT ZÊMREN M’A BRÉN NJI IDHNIM…
‘Dhe ju po shkoni,
Bylbyla kshtu!
Po tretni këndynaj,
Dallëndysha, ju!
Deken mêndova
Se m’vjen kúr do;
Se m’lêni vetun
S mêndova, jo.
Por, mâ fort zêmren
M’a brén nji idhnim:
Çérdhet qi i lêni
Kujdesit t’im.
Poezinë e plotë e gjeni KËTU