Po ajo erë që ish atë verë
Kur qeshja jonë e qeshte dhenë
U zbehën okrat, u zhdukën orlat…
Përse mënoje, kur aq më doje?
Ne ishim rritur, veç shumë të mitur
Mik i shtrenjtë, armik për mord,
Engjëlli im në amëshim
Unë- skilla jote, shkallmuesja jote
Gjysmë harpi-gjysmë hyjni.