Visar Zhiti: Zbathur shëtitet nëpër buzët tua…

visar zhiti

Zbathur,
Vetëm zbathur
Shëtitet nëpër buzët tua.

Këmbët mu mbushën
Me petale të kuqe puthjesh
Që më bien gjatë ecjes.

Dhe kështu u krijuan yjet
Në qiellin tonë prej toke.

ObserverKult

Lexo edhe:

HISTORI SHQIPTARE: M’I FUSNIN KËMBËT ZBATHUR NË PRUSH DERISA MË BINTE TË FIKËT

zbathur komunizmi dom testamenti

I arrestuar që në rini, pasi provon torturat çnjerëzore në hetuesinë e kohës, vuajtjet e urisë në Burgun e Burrelit, sëmuret rëndë dhe përfundon në internim për gjithë pjesën e mbetur të jetës deri në vitin 1991. Kjo është historia e Avni Bejkovës nga Kolonja, nip i Safet Butkës, anëtar i Ballit Kombëtar, të cilit iu fal jeta nga kryeprokurori komunist, që qëlloi mik fëmijërie i tij, për të nisur një kalvar vuajtjesh me urinë e tejskajshme në burg e nëpër spitale.

Në pjesën e parë të dëshmisë së tij, Bejkova tregon si u krijua Balli Kombëtar në Kolonjë, konfliktin me komunistët, arrestimin dhe torturat në hetuesi. Pjesa e dytë e dëshmisë së tij sjell të gjallë tablonë e vuajtjeve në burgun famëkeq të Burreli

Tekstin e plotë e gjeni KETU

Lexo edhe:

TRISHTIMI I YLLKA MUJOS PËR TEATRIN: EDHE PSE TË LANË ZHVESHUR E ZBATHUR, T’I PATE SHUMË PËR TË DHURUAR…

Aktorja e njohur shqiptare, Yllka Mujo ka bërë një postim të ndjerë e prekës lidhur me shembjen Tetarit Kombëtar.
Ajo ka shkuar duke e parë nga afër duke bërë dhe një shkrepje. Foton e ka postuar në rrjete sociale dhe krahas shkruan:

“Ti me deshe ashtu siç di të dojë arti! Tek ti dhashë dhe mora frymë, dhimbje, këngë, lot , kërcim, lodrova si fëmijë, dashurova, ëndërrova, jetova! Më rrite, më mbajte, me përkunde kur me dhimbtë zemra, ti ishe kopshti ku jeta ishte vërtete e bukur! Ne rrënojat e tua ti mban dashurinë e madhe dhe dhimbjen time të thelle, mban drithërimat e përkushtimit dhe nderimit tim!
Edhe pse te lanë zhveshur e zbathur, ti pate shume per te dhuruar!
Mirënjohja ime për ty nuk ka kufi!”

ObserverKult