Organizata “7 Arte” ka realizuar së fundmi edhe turin e dytë të hapur për vizitorët në kompleksin industrial të Trepçës dhe hapësirat e tjera që trajtojnë historinë e xehtarëve të këtij rajoni.
Vizitorët përmes kësaj organizate do të kenë mundësinë për të zbuluar pasurinë e vjetër industriale dhe trashëgiminë e këtyre zonave.
Krejt kjo inciativë, sipas “7 Arte” po bëhet për të promovuar trashëgiminë industriale dhe kulturore të Trepçës.
“Me qëllimin për të promovuar trashëgiminë industriale dhe kulturore të Trepçës, turin e shoqëruan historian dhe ciceronë me përvojë, të cilët çuan vizitorët në një udhëtim mjaft të ngjeshur, duke filluar me historinë e qytetit të Mitrovicës, të minierave, fabrikave dhe kompleksit industrial, për të vazhduar më pas me njohjen e qytetit e minierës së Artanës”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.
Ky tur ka filluar prej qytetit të Mitrovicës dhe ka përfunduar në Novobërdë.
Përgjatë këtij udhëtimi vizitorët kanë vizituar Muzeun e Mitrovicës – Sektori i Arkeologjisë, Muzeun Shtetëror të Kristaleve dhe Mineraleve, Trepçën e vjetër, Parkun Industrial Trepça, Kishnicën, Novobërdën.
‘Visit Trepça’ është gati të pres edhe vizitorët e tjerë për të ndarë këtë aventurë të bukur.
Ndryshe, ky pilot-projekt është pjesë e programit vjetor të organizatës 7Arte, i cili është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe DEZHTIE – Komuna e Mitrovicës.
ObserverKult
Lexo edhe:
KOMPLEKSI INDUSTRIAL I TREPÇËS TANI EDHE DESTINACION TURISTIK
Është realizuar së fundmi turi i parë ‘Visit Trepça’ për vizitorët në kompleksin industrial të Trepçës dhe hapësirat e tjera që trajtojnë historinë e bujshme të xehtarëve të këtij rajoni. Krejt kjo është realizuar në kuadër të Organizatës “7Arte”.
Nëpërmjet këtij turi vizitorët panë një aventurë të rrallë, gjegjësisht zbuluan pasurinë e vjetër industriale dhe trashëgiminë e kësaj zone të vendit.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
POEMA E DASHURISË SË PAMUNDUR
Poema e dashurisë së pamundur nga José Ángel Buesa
Sonte kalove kah rruga ime
dhe më sëmboi në shpirt s’e di se ç’etje
por i vetëdijshëm jam për timin fat
që mund të të shikoj vetëm nga larg.
Jo, ti kurrë nuk the që ka pranverë
në trëndafilat e fshehtë të buqetës tënde.
As unë ndryshe s’duhet të të shikoj
pos nga larg dhe vetëm kaq.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult