Vjen lajmi “i papritur”, “Peaky Blinders” së shpejti film

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se seriali i njohur “Peaky Blinders” do të bëhet film.

Sipas “Variety”, xhirimet për filmin do të nisin pas përfundimit të sezonit të gjashtë.

“Dhe pastaj do të shkruaj për filmin që do të xhirohet në Birmingham. Dhe kjo ndoshta do të jetë fundi i rrugës për ” Peaky Blinders “siç e njohim ne”, u shpreh Knight, transmeton ‘lapsi.al’.

“Peaky Blinders” ka marrë deri tani edhe katër çmime si “British Academy Television Craft Award” për “Best Director – Fiction”. “British Academy Television Craft Award” për “Best Photography And Lighting”. “British Academy Television Award” për “Best Drama Series” dhe “National Television Award” për “Most Popular Drama”.

———————————————————————————————

LEXO EDHE: VDIQ NË MOSHËN 52-VJEÇARE HELEN MCCRORY, AKTORJA E “PEAKY BLINDERS”

Aktorja Helen McCrory e njohur për rolet e saj në “Peaky Blinders” dhe në tre filmat e “Harry Potter”, ka vdekur në moshën 52-vjeçare.

Bashkëshorti i saj, aktori Damian Lewis, ka thënë se ajo ka vdekur nga kanceri.

“Jam thellë i mërzitur t’ju njoftoj se pas një beteje heroike me kancerin, gruaja e bukur Helen McCrory ka vdekur e qetë në shtëpinë e saj. E rrethuar nga shumë dashuri e familjes dhe miqve”, ka shkruar Lewis në Twitter.

McCrory ka luajtur po ashtu rolin e gruas së Tony Blair, Cherie, në filmin “The Queen”. Dhe ka fituar po ashtu shumë çmime për punën e saj në skenë dhe televizion.

Ajo ka dy fëmijë me bashkëshortin e saj me të cilin është e martuar që nga viti 2007.


LEXO EDHE: “Peaky Blinders” drejt përfundimit, nisin xhirimet e sezonit të gjashtë dhe të fundit

“Peaky Blinders” ka rinisur xhirimet e sezonit të tij të gjashtë. Pasi ato u ndalën në muajin mars të vitit të kaluar, për shkak të shpërthimit të pandemisë Covid-19.

BBC konfirmoi lajmin, duke postuar një foto të aktorit kryesor, Cillian Murphy, me modelin e famshëm të flokëve si Tommy Shelby, dhe duke theksuar se ky do të jetë sezoni i fundit i serialit…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU