Vjen njoftimi nga Akademia e Shkencave: Këta janë kandidatët për çmimet kombëtare

Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka shpallur listën e kandidatëve për çmimet e mëdha shkencore kombëtare që jepen nga kjo akademi.

Çmimi i madh i albanologjisë që jepet për studiues të huaj që i janë kushtuar gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë shqiptare u akordua vitin e kaluar, në mbarim të kuvendit ndërkombëtar të studimeve albanologjike.

Ndërkohë në fund të muajit dhjetor pritet të ndahen 3 çmimet e mëdha: çmimi “Eqrem Çabej”, çmimi “Petrit Radovicka” dhe çmimi “Aleks Buda” për kërkuesit e rinj.

Pas shqyrtimit të hollësishëm të dokumentacionit shoqërues të veprave që janë paraqitur nga kandidatët për konkurrim për të tre çmimet, juria ka vendosur të vijojë procedurat e parashikuara për shqyrtimin shkencor dhe ka publikuar listën e veprave të kualifikuara për fazën e mëtejshme të vlerësimit, përzgjedhjes dhe nominimit.

Brenda javës së fundit të muajit nëntor do të shpallen veprat e nominuara dhe gjatë dhjetorit do të realizohen ligjëratat përuruese. Shpallja e fituesve parashikohet në dhjetëditëshin e fundmë të muajit dhjetor.

Ja kush janë kandidatët:

I. Për çmimin “Eqrem Çabej” (renditje alfabetike):

1.Adem Bunguri: Vegla bakri dhe sëpata bronzi në Shqipëri dhe Kosovë;
2.Albert Doja: Ardhja e antropologjisë në Shqipëri;
3.Anastas Angjeli e Adrian Civici: Kriza ekonomike në kohën e koronavirusit; Përballë krizës – sfidat e teorisë dhe politikave ekonomike; Drejt një krize të re – Energjia, inflacioni, rritje çmimesh, çoroditje e tregjeve (triptik);
4.Apollon Baçe: Qyteti dhe qytezat ilire, vëll. I, II;
5.Beqir Meta: Historia e shqiptarëve gjatë shek. XX, vëll. II, III, IV;
6.Emine Sadiku: Gramatikë e shqipes si gjuhë e huaj;
7.Emine Sadiku e Meleq Shopi: Gegërishtja veriore dhe ajo jugore;
8.Fatmir Toçi: Arbëreshët mes realitetit dhe mitit;
9.Suzana Varvarica-Kuka: Simon Rrota, piktori i nostalgjisë së një realiteti të humbur;
10.Shpresa Gjongecaj, Trésors de monnaires antiques trouvés en Albanie.


II. Për çmimin “Petrit Radovicka” (renditje alfabetike):

1.Gjovalin Gruda: Relievi strukturor i Shqipërisë;
2,Nazim Gruda: Advances in horticultural soilles culture;
3.Rigers Bakiu: Molecular evolution of aquatic organisms’ biomarkers.


III. Për çmimin “Aleks Buda” (renditje alfabetike):

1.Andi Hoxhaj: Politikat e BE për luftën kundër korrupsionit;
2.Brikena Shkodra: Retracing late Roman – early Byzantine Dyrrachium;
3.Ermal Baze: Jeta agrare në komunitetin e Shkodrës gjatë shekullit XV (një vështrim socio-ekonomik);
4.Hysnie Haxhillari: Caktuesori në gjuhët e Ballkanit;
5.Liburn Jupolli: OCTO – instrumenti i ri inovativ bashkëkohor;
6.Majlinda Rama: Poezia bashkëkohore shqipe;
7.Mikaela Minga: Tingujt që rrëfej, tingujt që rrëfehen;
8.Teuta Toska: Parashqevi Qirjazi dhe viti i saj 1919;
9.Xhelil Koleci: An overview of current approaches to cattle deseases./ATSH

Akademia e Shkencave e Shqipërisë

Lexo edhe:

AKADEMIA E SHQIPËRISË SHPALL NOMINIMET PËR ÇMIMIN NDËRKOMBËTAR (EMRAT)

ObserverKult