Numri më i ri i revistës elektronike HEJZA ju sjell në përmbajtje të pasur.
Avni HALIMI shkruan për politikat kulturore në shoqërinë shqiptare, përkatësisht për dëshminë thelbësore që tregon se sa një popull është i kulturore.
Shkrimtari Shazim MEHMETI bën fjalë për SHKRIMTARIN (shqiptar) në kontekstin e aktualitetit politik.
Në këtë numër për HEJZËN flet poetja Ardita JATRU, e cila ndër të tjera thotë se “Poezia është një tabelë qitje për dhimbjet e për vetminë. Jo gjithmonë ia qëlloj në shenjë, e rëndësishme është që kam gjetur një vend ku godas”.
Për bashkimin kulturor si mision i (pa)mundshëm pikëpamjet e tij i shpreh Ramzi SALIHU, ndërkaq për frymëzimin shkruan Bujar SALIHU.
Për shkrimtarin dhe filozofin e shquar ALAIN BADIOU shkruan Metin IZETI.
Agim BAJRAMI në vështrimin e tij trajton veprën“Libri i yjeve” të Alma ZENELLARIT.
Bujar MEHOLLI shkruan për etikën integrale të shkrimtarit Hivzi SULEJMANI.
Ta refuzosh vetveten, apo…është shkrimi i Enida Sheshi HAXHI e cila i paraqet pikëpamjet e figurave më të shquar të letërsisë botërore për vetëvrasjen.
Në këndin PROFILE, Xhahid BUSHATI kësaj radhe shkruan për jetën dhe veprën e shkrimtarit për fëmijë Kostandin LELI, kurse (Hamdi) Erjon MUÇA na paraqet pikëpamjet e tij për veprën “Korridoret e Sfinksit” të Met DERVISHIT.
Majlinda Nana RAMA tërheq një paralele midis Hajri Hajne dhe Ali Asllanit, përkatësisht midis poezive të tyre “Një femër” (Hajne) dhe “Zonja Lu” (Ali Asllani).
Luan RAMA bën fjalë për “Nobelistin absurd, Samuel Beket”.
Grigor JOVANI shkruan për Kalil Gibran.
Në këtë numër me tregim paraqitet Besa KALAJA, kurse me poezi Armenida QYQJA.
Mimoza KOKA shkruan rreth tregimit “Topi me dhjamë” të Mopasanit.
Po kështu, në këtë numër lexuesit mund të gjejnë edhe shkrimin e Bruno SZULC-it “Realiteti dhe miti, miti dhe fjala”.
Shkrimi i fundit është ai i Iris HALILIT me titull “Franz KAFKA, një brumbull sui generis”.
Revistën mund ta lexoni duke klikuar KËTU
ObserverKult
Lexo edhe:
NË NUMRIN MË TË RI TË REVISTËS ELEKTRONIKE HEJZA MUND TË LEXONI…