Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje” ishin përfaqësues të Shqipërisë në Eurovision 2023.
Kjo këngë u mirëprit nga publiku dhe elektrizoi sallën. Edhe përkundër kësaj Shqipëria u rendit në vendin e 22- të të kompetencionit të famshëm muzikor me gjithsej 76 vota. Derisa fituese u shpall Suedia.
Pas përfundimit të këtij rrugëtimi, për herë të parë ka reaguar Albina Kelmendi përmes rrjeteve sociale.
Kelmendi ka falënderuar krejt ata që e kanë mbështetur.
“Mbështetja e popullit tim dhe të tjerëve na bëri fitues në misionin dhe qëllimet tona të prezantimit në Eurovision.
Pjesëmarrja jonë në Eurovision dhe kjo eksperiencë e familjes time është dhe do të mbetet ëndërr e realizuar në mënyrën më të mirë falë jush!
Ne jemi të lumtur dhe krenarë që arritëm ta përfaqesojmë Shqipërinë me vlerat tona artistike, autentike, humane e shpirtërore”, tha ajo.
Më tej Kelmendi tha se falë mbështetjes së dhënë nga publiku i treguam botës që jemi shumë.
“Unë, familja ime, kompozitori dhe tekstshkruesja e kësaj vepre dhe stafi jonë që punuam aq shumë pa kursyer asgjë nga vetja jonë u shpërblye me mbështetjen e juaj.
Fillimisht duke na votuar që të shkojmë në finale dhe në fund i treguam botës që jemi shumë, jemi shqiptarë dhe nuk ka çmim as privilegj që na shmangë nga kultura jonë”, ka shkruar Kelmendi.
Tutje ajo ka falënderuar krejt ata që e kanë votuar e mbështetur në këtë rrugëtim.
ObserverKult
Lexo edhe:
DEKLARATA EMOCIONUESE E ALBINA KELMENDIT PAS KUALIFIKIMIT: KAM BESUAR QË BASHKË DO T’JA DILNIM E JA KU JEMI…
Kënga “Duje” elektrizoi mbrëmë skenën e madhe të Liverpul. Albina dhe Familja Kelmendi përcollën emocione drithëruese, duke i siguruar Shqipërisë një vend në finalen e madhe në Eurovizion.
Albina është shprehur mjaft e emocionuar dhe krenare për këtë arritje. Kështu u shpreh në konferencën e mbajtur fill pas përfundimit të natës së dytë të gjysmëfinales.
Pyetur nga gazetarët e pranishëm sesi është të ndash suksesin së bashku me familjen e saj ajo u shpreh kështu: Është një ndjesi unike dhe e papërshkrueshme.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult