Vjosa Osmani në përkrahje të filmit “Zgjoi”, tregon për triumfin e grave të Krushës

Vjosa Osmani mbështeti filmin Zgjoi

Filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit është futur në listën e ngushtë për nominim nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, “Oscars”, në kategorinë Filmi Ndërkombëtar me metrazh të gjatë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është bashkuar kampanjës në përkrahje të filmit “Zgjoi”.

“Hyrja Zyrtare e Kosovës në Oscar! Bazuar në një histori të vërtetë frymëzuese, Hive tregon historinë e fuqizimit, qëndrueshmërisë dhe triumfit të Fahrije Hotit dhe grave të Krushës, të cilat zgjodhën të mos dorëzoheshin përballë fatkeqësive të vërteta”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Ndryshe, më 8 shkurt bëhet e ditur lista finale e nominimeve.

________________

Lexo edhe:

ÇFARË HISTORIE TRAJTON FILMI “ZGJOI”?

Pas filmit “Shok”, një tjetër film kosovar është pranë nominimit për Oscar. Me regji të Blerta Bashollit dhe aktore protagoniste Yllka Gashi, filmi trajton historinë e një gruaje që ka humbur burrin në luftë me Serbinë. Filmi flet përpjekjet e saj për të mbijetuar mes patriarkalizmit.

Filmi artistik nga Kosova, “Zgjoi” (Hive) me regji të Blerta Bashollit është futur në listën e ngushtë për nominim për Çmimin prestigjioz Oscar.

“Zgjoi” është përzgjedhur mes 15 filmave ndërkombëtare për edicionin e 94-të të Çmimit Oscar.

Filmi “Zgjoi” është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe. Ajo në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes.

Përpjekjet e saj vështirësohen, teksa gruaja përballet me një ambient tradicionalisht patriarkal. Aty ku ambicia e gruas për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Por asgjë nuk e ndaloi Fahrijen në misionin e saj. Kjo gjë e intrigoi Bashollin që të realizojë një film të bazuar në jetën e saj. Rolin e Fahrijes e luan aktorja kosovare, Yllka Gashi.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult