Vlera e një njeriu varet nga numri i gjërave nga të cilat turpërohet…

Disa nga thëniet më të mira të George Bernard Shaw:

Fuqia e vëzhgimit të saktë është quajtur zakonisht cinizëm, nga ata që nuk e kanë këtë aftësi.

Liria sjell përgjegjësi: ja pse të gjithë e kanë frikë.

Ata që s’mund të ndryshojnë mendim, s’mund të ndryshojnë asgjë.

Kush arrin të bëjë gjëra të vështira, e t’i bëjë mirë, nuk e humb respektin për vetveten.

Është rrezik të jesh i sinqertë, të paktën nëse nuk je edhe i mangët nga trutë.

Përvoja na mëson se njerëzit nga përvoja nuk kanë mësuar kurrë asgjë.

Martesa është kaq e përhapur sepse kombinon tundimet më të mëdha me oportunitetet më të mëdha.

Njerëzit që bëjnë rrugë në jetë janë ata që vihen në lëvizje për të gjetur rrethanat e duhura, e nëse nuk i gjejnë, i krijojnë.

Të jesh i dashuruar do të thotë ta teprosh me dallimet mes një gruaje e një tjetre.

Jeta nuk ka të bëjë me gjetjen e vetvetes. Jeta ka të bëjë me krijimin e vetvetes.

ObserverKult