Vlorë, çel siparin edicioni i parë i festivalit të këngës labe

Në Vlorë çeli siparin edicioni i parë i festivalit të këngës labe. “Polifonia, shpirti i Labërisë” mblodhi grupe të rinjsh nga të gjithë fshatrat e Labërisë.

Dikush të trashëguar nga familja, dikush i apasionuar pas traditës, këngëtarët shprehin emocionet e tyre.

Organizimi për herë të parë i këtij festivali, shihet nga organizatorët si një kënaqësi e veçantë për brezat e kësaj treve por edhe si një detyrim ndaj traditës.

Zv. ministrja e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë, Vilma Bello, e pranishme në këtë event artistik u shpreh se aktivitete të tilla në mes të sezonit veror, janë një vlerë e shtuar në funksion të trashëgimisë kulturore dhe turizmit.

Organizatorët theksuan se, ky festival duhet të kthehet në një takim të përvitshëm me tabanin dhe traditën e patjetërsueshnme të Labërisë.

Nata e parë e Festivalit të Këngës Labe është ndjekur nga spektatorë të shumtë artdashës të këtij zhanri.

Për dy netë me radhë në Vlorë, Lungomare, këndon labçe. Festivali pritet të kthehet në një takim të përvitshëm të gjithë zonave të Labërisë./ATSH 


Lexo edhe:

“FËMIJËT PO PËRDOREN, POST-FESTIVAL PËR PROGRAMET E PAPËRSHTATSHME”, BUSHATI FLET PËR FESTIVALIN E FËMIJËVE NË SHKODËR

Manjola Lloja Bushati e ftuar në “Vila24” njoftoi mbajtjen e Festivalit të 60-të Këngës për Fëmijë në Shkodër. Ajo la një ftesë të hapur për këdo që dëshiron ta ndjekë këtë event në datat 10, 11 dhe 12 qershor, ndërsa tha se përveç festivalit, Shkodra ofron edhe shumë mundësi për të vizituar qytetin apo edhe për plazh gjatë ditës.

Bushati vlerësoi rritjen e nivelit artistik dhe dëshirën e fëmijëve për këngën, si edhe u ndal tek problematikat dhe vështirësitë e organizmin e një aktiviteti të tillë përfaqësues për muzikën e fëmijëve. Sipas Llojës nuk ka lehtësi në infrastrukturën e festivalit, gjetjen e fondeve apo edhe mbështjen e duhur edhe pse shfaqet përpiqen që t’i kenë në maksimumin e tyre.

Duke folur për situatën aktuale, ku interneti ka imponuar jetët tona, përfshirë edhe fëmijët, ajo ngriti shqetësimin se nuk po përdoret në favor të mirërritjes…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU