Vodhi librin “Gjuetari i Balonave”, si u dënua nga gjykata 19-vjeçari nga Tirana: S’kisha lekë ta blija

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha sjell në vëmendje dy histori sa të ndryshme, aq edhe të ngjashme se si po ‘vdes’ njerëzorja në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha tregon si u dënua nga gjykata një vajzë e cila dërgoi me makinë në spital një të plagosur, ndonëse nuk kishte patentë. Po ashtu si dhe rastin e një tjetër të riu i cili u dënua po ashtu se vodhi një libër.

“Në Shqipërinë tonë dy histori të vërteta të dy njerëzve! Dhe si vdes njerëzorja tek ne!

Ndoqa gjykimin kundër një vajze të re, e cila për të shpëtuar një qytetar të dëmtuar nga një aksident rrugor, si dëshmitare në vendngjarje drejtoi makinën pa patentë dhe e çoi të plagosurin në spital. Aty e akuzuara priti policinë dhe tregoi se si e dha ndihmën e parë. Policia i kërkoi dokumentat dhe e arrestoi më pas për drejtim mjeti pa patentë. Për këtë akuzë prokuroria me sytë ulur kërkoi deklarimin fajtore të shtetases, megjithëse pranoi gjestin human të saj.

Në fund të gjykimit e pyes gjyqtarin: i nderuar, si ky vendim a ke dhënë të tjerë verdikte fajësie që nuk do doje kurrë t’i kishe shpallur?

U përgjigj: Po. Tetë vite më parë, më ka mbetur peng rasti i një djali nga Tirana. E kishte arrestuar policia për vjedhje. Ma sollën të pandehur. Kur lexova dosjen, pashë që kishte vjedhur librin “Gjuetari i Balonave”.

E pyeta: Pse e vodhe? Më tha “Nuk kisha para, kisha dëgjuar aq shumë për këtë libër sa doja ta lexoja doemos. E vodha, por më identifikuan nga kamerat.“

Ishte 19 vjeç. Nuk dhashë burg për të, por e dënova!”, shkruan gazetarja.

ObserverKult


Lexo edhe:

INTERVISTË: KHALED HOSSEIN RRËFEN SE SI LINDI ROMANI “GJUETARI I BALONAVE”

Ka qenë vetë një gjuetar balonash dhe rrëfimin e ka nisur në kujtim të fëmijërisë së tij në vitin 1999. Ishin vetëm 25 faqe të shkurara por pa e bindur se mund t’i publikonte. Dy vite më vonë, kur Afganistani u kthye në qendër të botës ai iu rikthye atyre faqeve për të shkruar romanin. Në vitin 2003, i frymëzuar nga dëshmi të marra në Kabul, ai shkroi edhe “Një mijë diej vezullues”…

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult