Vogëlushi autist shkruan poezinë prekëse: “Përpiqem të jem i pranueshëm, shpresoj të më pranosh edhe ti!”

Poezia e mahnitshme e një fëmije autist

Vogëlushi Benjamin Giroux i diagnostifikuar me sindromën e Aspergerit, një formë kjo e autizmit,  gjithmonë ndihej ndryshe nga fëmijët tjerë gjë që e bëri që të qëndrojë larg shoqërisë së bashkëmoshatarëve.

Por ai gjeti një mënyrëpër të shquar veten, fuqinë e tij shprehëse letrare.

Viralslot ka shpërndarë një poezi që Benjamin e kishte shkruajtur si detyrë klase,  kur ishte dhjetëvjeçar.  

Poezia emocionale “Unë jam”,   po e vazhdon kështu xhiron nëpër botë, duke  treguar se çfarë ndjesish përjeton një fëmijë autist.

Ajo kontriboi edhe në sensibilizim në lidhje me autizmin dhe në mbledhje fondesh për fëmijët autist.

Në vazhdim ObserverKult ua sjell poezinë në gjuhën shqipe:

Poezia e plotë:

Jam si numri tek, i përveçëm dhe jam i ri
Vras mendjen nëse edhe ti je si unë…
Dëgjoj zëra rreth e rrotull
Shoh që ti nuk i dëgjon si unë, sa e padrejtë.

Nuk dua të ndihem i lënë mënjanë,
Jam si numri tek, i përveçëm dhe jam i ri.
Ashtu pretendoj të jesh dhe ti.

Ndihem si një vogëlush që ka udhëtuar larg hapsirës
Prek qiellin, yjet dhe ndihem i pamundur të prek tokën.
Vras mendjen se çfarë mendojnë të tjerët për mua gjatë kësaj kohe.
Qaj kur qeshin me mua, më bëjnë të izolohem në vetvete.

Jam si numri tek, i përveçëm dhe jam i ri
E kuptoj tashmë që edhe ti kështu si unë je.

Thjesht unë, ndryshe nga ti, ndihem i braktisur dhe i vetmuar.
ëndërroj për ditën kur mos të jetë më problem që ndihem kështu.

Përpiqem të jem i pranueshëm,
shpresoj shumë që një ditë, të mund të më pranosh edhe ti.

Unë jam si numri tek, i përveçëm dhe i ri…

Poema është bërë virale në internet. Shoqata Kombëtare e Autizmit e ka vlerësuar  poezinë e Benjaminit dhe e ndau atë me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

ObserverKult

Kliko edhe:

AJNSHTAJNI: E URREJA SHKOLLËN, NUK KISHA BESIM TEK MËSUESIT, NOTAT, SISTEMI SHKOLLOR…