Vokalisti i grupit “Telex”, Sejat Jakupi është rikthyer në skenë muzikore me një këngë të re të cilën e sjell pas një periudhe të vështirë në të cilën kaloi.
Kjo këngë e cila e sjell Sejatin për herë të parë si solo-artist, titullohet “Dashuria vetëm mbetë” dhe i kushtohet të gjithë atyre që luftojnë kundër kancerit, njofton Klan Kosova.
Videoklipi i këngës është incizuar në Holandë.
Vokalisti i grupit “Telex”, Sejat Jakupi njihet për zërin e tij përmes secilit ka përcjellë shumë gjenerata. Këngët e tij kanë lënë gjurmë në muzikën shqiptare dhe sot vazhdojnë të dëgjohen me shumë nostalgji.
Karriera e tij është e lidhur ngushtë me grupin “Telex”, me të cilin bashkëpunoi për tri decenie.
Përveçse solist, Sejati, është edhe kitarist dhe kompozitor.