ObserverKult ua sjell disa thënie nga Voltaire:
Nuk mund t’u pëlqejmë përherë të tjerëve, por përherë mund të flasim në mënyrë të pëlqyeshme.
Bukuria u pëlqen syve, por ëmbëlsia magjeps shpirtin.
Vendimi më i rëndësishëm që një njeri merr çdo ditë është ai i të qenët në humor të mirë.
Arti më i madh nuk është të dish të flasësh, por të dish të heshtësh.
Kur ai që dëgjon nuk kupton atë që flet e ai që flet nuk di se ç’thotë: kjo është filozofi.
Paragjykimet janë ato që budallenjtë përdorin pa arsye.
Duaje të vërtetën dhe fale gabimin.
Pushimi është i mirë por ka motër mërzinë.
Origjinaliteti nuk është tjetër veçse një imitim i kujdesshëm.
Njerëzit janë të lirë në çastin që duan të jenë të tillë.
ObserverKult
——————————
Lexo edhe:
HEMINGWAY: NËSE TI NUK MË DO, S’PRISH PUNË, UNË JAM I AFTË TË DUA PËR TË DY…