Vrasja misterioze e Agim Shukes, gazetari rrëfen dy pistat e ngjarjes së pazbardhur dhe ku jetojnë sot fëmijët e aktorit të dashur

Gazetari Mitro Çela ka kujtuar Agim Shuken, aktorin e dashur që u vra në një atentat në vitin 1992.

Çela tregon se me Shuken u njoh nëpërmjet aktorit Robert Ndrenika, ndërsa lajmin e vrasjes së tij e kishte mësuar nga Pjetër Arbërori.

Ai rrëfen se në atë moment ndodhej në sallën e Parlamentit, ndërsa përmend faktin se vrasja e aktorit të madh ende nuk është zbardhur, pavarësisht se asokohe flitej për dy pista, krim brenda familjes dhe hakmarrje për notën e ndonjë studenti.

Shkrimi i Mitro Çelës:

Rreth viteve ‘80-të takova Bert Ndrenikën. Në dorë mbante një valixhe. E pyeta:

-Pse je “armatosur”?

-Do shkojmë në Durrës për xhirime. Teodor Laço ka bërë një komedi. Regjizor Gëzim Kame.

Do luajmë së bashku me Agim Shuken, Viktor Zhystin. Elvira Diamanti, Birçe Haskon, etj. Para nisjes për në Durrës, do pimë kafe tek teatri. Po vjen?

U ulëm. Më thotë Berti:

-Ti e njeh Gimin si aktor. Por nuk e di që e kemi komshi?

-Banoj në shkallën Nr 6. Kam një vit. Të njoh. Ti ke qenë gazetar në Berat. Unë aktor në Kuçovë.

Mund të takohemi për kafe. Tre shkallë na ndajnë.

Në fakt e “takoja” në ekranin e televizionit. Në komedinë “Shi në plazh”, Agimi me rolin e Zenos, beqar i lashtë, u bë shumë popullor.

Viti 1992. Salla e parlamentit. Pjetër Arbërori tha:

-Po u jap një lajm të trishtuar. Në rrugën “Bardhyl”, i kanë bërë antetat aktorit Agim Shuke…

I plagosur rëndë. Në koma. E dërguan në Romë. Vdiq pas disa ditëve. Ishte 50 vjeç.

U fol për dy pista.

Së pari. Krim brenda familjes. Agimi ishte divorcuar.

Së dyti. Hakmarrje për notën e ndonjë studenti…

Për 30 vjet krimi ka mbetur pa u zbuluar.

Agimi la gruan me dy fëmijë. Ka vite që jetojnë në Angli./vjosa.net

ObserverKult


joumana haddad

Lexo edhe:

JOUMANA HADDAD: GRUAJA QË PRET…

Poezi nga Joumana Haddad

Gruaja që pret,
pavullnetshëm e di
se ajo që është,
nuk është ajo që mund të ishte,
dhe aq më pak ajo që do të jetë.
Gruaja që pret
sheh të fshehtën përtej territ,
udhën përtej hapit,
puthjen përtej buzës.
E sheh veten
përtej përfytyrimit të të tjerëve
për të.
Gruaja që pret
prek atë që s’mund ta shohin,
këndon atë që s’mund ta degjojnë,
dhe skalit çdo ditë një buzagaz të ri
në tulin e mëngjesit.
Gruaja që pret
e ka zemrën në pëllëmbën e dorës
të blatuar si një krua gjaku.
Bulëz pas bulëze,
regëtimë pas regëtime
garon me tik-takun e kohës
dhe bën para.
Gruaja që pret
nuk sheh pas
nuk sheh para.
Sheh brenda vetes
dhe rritet.
Gruaja që pret
truan erën, yjet dhe detet
dhe në sytë e saj përkund ëndrra
që e bëjnë tokën të rrotullohet.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult