Joumana Haddad: Gruaja që pret…

joumana haddad

Poezi nga Joumana Haddad

Gruaja që pret,
pavullnetshëm e di
se ajo që është,
nuk është ajo që mund të ishte,
dhe aq më pak ajo që do të jetë.
Gruaja që pret
sheh të fshehtën përtej territ,
udhën përtej hapit,
puthjen përtej buzës.
E sheh veten
përtej përfytyrimit të të tjerëve
për të.
Gruaja që pret
prek atë që s’mund ta shohin,
këndon atë që s’mund ta degjojnë,
dhe skalit çdo ditë një buzagaz të ri
në tulin e mëngjesit.
Gruaja që pret
e ka zemrën në pëllëmbën e dorës
të blatuar si një krua gjaku.
Bulëz pas bulëze,
regëtimë pas regëtime
garon me tik-takun e kohës
dhe bën para.
Gruaja që pret
nuk sheh pas
nuk sheh para.
Sheh brenda vetes
dhe rritet.
Gruaja që pret
truan erën, yjet dhe detet
dhe në sytë e saj përkund ëndrra
që e bëjnë tokën të rrotullohet.
Gruaja që pret, e di
se nuk është barka
ajo çka po pret,
por është barka
që rri duke pritur gruan.

Ujdisi shqip: Rielna Paja

ObserverKult


Atje, majë shkëmbit të lartë, Këndon ëmbëlsisht Lorelai; Dhe petku i shtatit, i artë, Dhe krehri në dorën e saj.

Lexo edhe:

HAJNRIH HAJNE: ISHIN TË DY KAQ SHUMË TË DASHURUAR…

Ishin të dy kaq shumë të dashuruar,
vidhte ai, ajo i bëntë roje nëpër natë,
shpikte ai zullume e ajo e lumturuar,
e shtrirë në këmb’t e tij, bënte gallatë,
vetëm gallatë.

Kalonin ditët këndshëm e gëzuar,
në krahë ai e mbante ditë e natë.
Dhe byzylykët kur i vunë në duar,
ajo përballë frengjisë, bëntë gallatë,
vetëm gallatë.

I çon mesazh: të lutem më tako,
për herë të fundit që ta përshëndeste.
Dhe kur i prunë letrën e tij ajo,
sa ngriti kokën, zot, filloi të qeshte
vetëm qeshte.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult