Vriten në Ukrainë gazetarja dhe një kameraman të Fox News

fox news

Një kameraman i Fox News dhe një gazetare lokale që punonte për rrjetin televiziv amerikan humbën jetën nga sulmi i së hënës që la të plagosur korrespondentin Benjamin Hall.

Fox News konfirmoi se kanë humbur jetën kameramani Pierre Zakrzewski dhe gazetarja Oleksandra “Sasha” Kuvshynova. Ata vdiqën pasi makina e tyre u qëllua me breshëri plumbash nga forcat ruse.

Kameramani Zakrzewski kishte mbuluar pothuajse çdo histori ndërkombëtare për Fox News nga Iraku në Afganistan e deri në Siri.

“Pasioni dhe talenti i tij si gazetar ishin të pakrahasueshëm” – thanë drejtuesit e TV.

Fox nuk dha asnjë informacion mbi gjendjen e Hall, korrespondenti që u plagos në të njëjtin sulm dhe që po qëndron në një spital./lapsi

ObserverKult

Lexo edhe:

VLADIMIR KOTANI, KOMPOZITORI QË ‘PREKU’ NË KRIJIMET E TIJ TË GJITHA TEMAT E KOHËS