Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta aktori i “Peaky Blinders”

Poeti dhe shkrimtari, Benjamin Zephaniah, u nda nga jeta në moshën 65-vjeçare.

“I ndjeri, aktori i ‘Peaky Blinders’ para tetë javësh është diagnostifikuar me tumor në kokë, dhe si pasojë e kësaj ka ndërruar jetë”, thuhet në një njoftim në Instagram.

“Po e ndajmë këtë lajm me botën dhe e dimë se do të jeni të shokuar dhe të pikëlluar nga ky lajm”, thuhet më tej në njoftim.

Zephaniah është lindur dhe rritur në Handworth , Birmingham. Ai la shkollën në moshën 13-vjeçare pasi nuk ishte në gjendje të lexonte apo të shkruante.

Ai u shpërngul në Londër kur ishte 22 vjeç dhe ka publikuar librin e tij të parë ‘Pen Rhythm’.

Ai shumë herët ka shkruar poezi, stil jamaikan dhe është involvuar në zhanrin e muzikës me të njëjtin emër dhe gjithashtu ka performuar me grupin ‘The Benjamin Zephaniah’.

Gjithashtu ka shkruar pesë novela sikurse poezi për fëmijë dhe librin e tij të parë për të rinjtë “Flasin gjelat” i cili libër është bërë mjaft i sukseshëm në vitin 1994.

Ndërkohë Zephaniah ishte aktor dhe është shfaqur në serinë e BBC ‘Peaky Blinders’ përgjatë viteve 2013-2022.

Ai ka lujtur Jeremiah ‘Jimmy’ i cili është shfaqur në 14 episoda përgjatë gjashtë serive. /bbc.com

ObserverKult


jim morrison lamtumirë

Lexo edhe:

MORRISON: DUA TË KTHEHEM FËMIJË SEPSE GJUNJËT DHEMBIN MË PAK SE NJË ZEMËR E THYER…

ObserverKult ua sjellë disa thënie të Jim Morrison:

Njerëzit mendojnë se janë të lirë, por janë të lirë vetëm ta mendojnë.

Ëndrrat janë si yjet, mjafton të ngresh shikimin e janë gjithnjë aty.

Dua të kthehem fëmijë sepse gjunjët dhembin më pak se një zemër e thyer.


Nëse je i trishtuar e do të doje të vdi sje, mendo për atë që po vde s e do të donte të jetonte.


Nëse të duhet të zvarritesh gjithë jetën si një krimb që të jetosh, ngrihu dhe vdis.

Nganjëherë mjafton një çast për të harruar një jetë e nganjëherë nuk mjafton një jetë për të harruar një çast.

Ngutu t’i shuash pasionet para se të të djegin.


Të mos duash nga frika se do të vuash është njësoj si të mos jetosh nga frika se do të vdesësh.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


JIM MORRISON: LAMTUMIRË… TË KAM DASHUR

frikë nga vdekja në aeroplan
E ishte natë çfarë Nata
duhet të jetë
Vashëza, shishja dhe ëndrra e bekuar

Me vështirësi e kam mbjellë
Farën time në zemër
të kombit.
E kam injektuar bërthamën në damarin e gjakut shpirtëror.

Tash po e përqafoj poezinë
e biznesit dhe po bëhem – për
njëfarë kohe – “Princ i Industrisë”

ObserverKult