Jim Morrison: Më fal baba

Poezi nga Jim Morrison

Pse pij?
Që të mund të shkruaj poezi.

Nganjëherë kur çdo gjë është e çthurrur
dhe çdo gjë e shëmtuar tërhiqet
në gjumë të thellë
Ndodh një zgjuarje
dhe çdo gjë që mbetet është e vërtetë.
Meqë trupi është i dërrmuar
shpirti bëhet më i fortë.

Më fal Baba sepse e di
ç’ bëj.
Dua të dëgjoj Poezinë e fundit
të Poetit të mbramë.

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:

MORRISON: DUA TË KTHEHEM FËMIJË SEPSE GJUNJËT DHEMBIN MË PAK SE NJË ZEMËR E THYER…

ObserverKult ua sjellë disa thënie të Jim Morrison:

Njerëzit mendojnë se janë të lirë, por janë të lirë vetëm ta mendojnë.

Ëndrrat janë si yjet, mjafton të ngresh shikimin e janë gjithnjë aty.

Dua të kthehem fëmijë sepse gjunjët dhembin më pak se një zemër e thyer.


Nëse je i trishtuar e do të doje të vdi sje, mendo për atë që po vde s e do të donte të jetonte.


Nëse të duhet të zvarritesh gjithë jetën si një krimb që të jetosh, ngrihu dhe vd is.


Nganjëherë mjafton një çast për të harruar një jetë e nganjëherë nuk mjafton një jetë për të harruar një çast.


Ngutu t’i shuash pasionet para se të të djegin.


Të mos duash nga frika se do të vuash është njësoj si të mos jetosh nga frika se do të vdesësh.


Lexo edhe:


JIM MORRISON: LAMTUMIRË… TË KAM DASHUR