Vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta piktorja e njohur shqiptare

Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare piktorja e njohur korçare, Krisanthi Kocibelli Turtulli.

Gazetarja Lorena Kodra bën me dije për BalkanWeb se piktorja vuante nga një sëmundje e rëndë ndërsa lajmin e hidhur e kanë ndarë familjarët e saj.

Rreth 3 muaj më parë Krisanthi Kocibelli Turtulli erdhi shumë afër publikut artëdashës korçar me një ekspozitë të veçantë, si një kujtim nga familjarët me punimet e realizuara ndër vite nga 80-vjeçarja./bw

ObserverKult


kadri roshi

Lexo edhe:

MERR FTESË PËR 100-VJETORIN E LINDJES SË KADRI ROSHIT, AGRON LLAKAJ REVOLTOHET NGA KY DETAJ

Aktori shumë i dashur për publikun, Agron Llakaj së fundmi ka pranuar një ftesë për të marrë pjesë në 100-vjetorin e lindjes së të madhit Kadri Roshi.

Por, në ftesën që e ka pranuar e ka revoltuar një gjë. Bëhet fjalë për ftesën që i ka ardhur nga djali i tij, dhe jo nga institucionet që do duhej ta nderonin në mënyrën më të mirë, Roshin.

“Sot mora një ftesë nga Kliti (i biri i të madhit Kadri Roshi)…,e lexova ftesën dhe u revoltova, 100-vjetorin e këtij Gjeniu të kinemasë dhe teatrit shqiptar e organizon vet i biri…,po shteti,ku është shteti?!..po bashkia e Tiranës?!

Mirënjohja dhe nderimi për këtë emër të madh, në këtë 100-vjetor duhet të kthehet në një ngjarje të madhe për të gjithë shqiptarët”, ka shkruar Llakaj…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU