West Side Family: Rrugët e zemrës më çojnë tek ti (teksti dhe kënga)
Ngrihesh fillon ecën kur gjunjët ty s’të mbajnë ti qan e brenda vetes qesh për të mos u parë. Je dërmuar ti tani po zvarritesh por ke këmbë të forta ke filluar që të rritesh furtunë ke para vetes. Por mbahesh përsëri ti se di se çdo të thotë por ke rrugën në marrëzi në mes mbaron gjithçka.
Si një film që sapo pritet ky film po vazhdon dhe ty s’të fshijnë dot më vitet të shtrëngoj fort të prek të puth ti e di unë rrugën prapë vazhdoj por kam lotë në sytë e mi më dhemb zemra që s’të kam po shpirt unë ty të kam çdo ditë prapë me ty lind dhe është falë teje që unë jam më lër të jem ti nëse nesër s’do të jesh.
Më lër të shoh në sy nëse sy nuk do të kesh më merr më jep forcë në rrugën time të di. Gjithë rrugët e zemrës time ecin më çojnë te ti në krahët e tua do jem kur me forcë mos të kem. do të vij e do të mbaj shpirt gjersa dhimbja të shkoj tej sytë e tu do të jem errësirë mos të ndjesh.
Do të flas me zërin tënd të kam jetë të kam përjetë krahët e tua do jem përqafimin do ndjesh do jetoj me frymën tënde sa dhe fundi frikë të ketë dhe në ëndërra më vjen për çdo natë shpirti ndjenë dorën tënde në trupin tim përkëdhel ëmbël më flet për jetën tonë në krahët e tua do jem.
Fletë të bardha shoh në librin e jetës time si një shpirt i burgosur që mban frymën me kujtime më ndodh të jem pa ty nëpër turma i harruar një njeri që nuk jam më por dikur kam ekzistuar jetë kam nga buza jote me ty pranë unë e ti ishim dikur përjetësisht të pa ndarë kur qeshje, qeshje dhe afroheshe pranë meje flisje humbisja në puthje me dehje rrëmbeje qenien time gjithçka ishim dikur do të jemi prapë bashkë kurrë mos thuaj kurrë fati gjithmonë ecën për ku jo nuk e di por di që rrugët e zemrës time më çojnë tek ti.